Foto: Ilustrim

Në gjendje të dehur i dyshuari rrah nënë dhe motrën e tij

Një person është arrestuar mëngjesin e ditës së djeshme nga policia në Ranillug për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar pasi që nën ndikimi e alkoolit ka sulmuar nënë dhe motrën e tij.

Viktimat e këtij rasti sipas policisë nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.