Bora - Foto: KALLXO.com

Në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje bore në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe në dy ditët e ardhshme pritet të kemi mot të vranët dhe me riga shiu.

Sipas IHMK, në vise të larta malore do ketë edhe fjolla bore.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Në viset malore me lartësi mbi 850m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore”, thuhet në njoftim.

Temperatura minimale gjatë dy ditëve të ardhshme, sipas IHMK-se do jetë 6 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale deri në 13 gradë celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet tutje në njoftim.