Në dy ditët e ardhshme nuk pritet të ketë reshje

Ne dy ditët e ardhshme në Kosovë nuk pritet të ketë reshje të asnjë forme.

Ndërsa, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Tutje është thënë se ato maksimalet parashihet që të jenë ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius.

Po ashtu IHMK-ja ka njoftuar se do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e cila do te jetë e lehtë deri mesatare.