Në burgun e Dubravës tentohet të futet telefoni duke u 'fshehur' në një reshov - FOTO

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është parandaluar futja e një telefoni i cili ishte improvizuar në një reshov elektrik.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se reshovi elektrik që brenda saj mbante një telefon ishte sjellë nga familjarët në dhomën e vizitave.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe se ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

ShKK ka njoftuar se familjari i dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.