Nga takimi Haradinaj- Heldt. Foto: ZKM

Në 2021-ën pritet të përfundojë ndërtimi i 'Parkut të Erës' në Bajgorë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është finalizuar procedura për për ‘Parkun e Erës’ në Bajgorë i ndërmarrjes Sowi-Kosovo.

“Dje është nënshkruar përmbyllja financiare me BERZh, përveç BERZh-it projekti që parasheh investime 170 milionë euro, gjeti mbështetje financiare edhe nga bankat prestigjioze”, tha Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri pas takimit me ambasadorin gjerman Christian Held, duke thënë që edhe Gjermani ka dhënë një kontribut të madh për këtë projekt.

“Kjo ndërmarrje është në pronësi, kosovare-gjermane dhe izraelite, njëkohësisht është edhe investitori i parë strategjik në Kosovë, do të vendosë 27 turbina të prodhuesit General Electirc në rajonin e Bajgorës me kapacitet prej 105 megavat energji do të prodhohen pa dëme në mjedisin. Kjo energji elektrike është e nevojshme për vendin tonë sepse me këto kapacitete i përmbushim caqet me energji të ripërtritshme më shumë sesa që jemi zotuar”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se ky projekt do të përfundoj në 2021 dhe do të hap një epokë të re në Kosovë.

“Ky projekt do të përfundojë së ndërtuari në vitin 2021. Ka fillu një epokë e re. Investimi më i madh strategjik në Kosovë”, tha ai.

Christian Held, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, përgezoi punën që e kanë bërë akterë e përfshirë në këtë projekt.

“Siç e përmendi edhe kryeministri, folëm për ceremoninë e nënshkrimit me të gjithë akterët e përfshirë, kjo ishte një punë ekipore e vërtetë. Kjo është projekti i parë i tillë për investime strategjike. Unë si ambasador gjerman jam veçanërisht krenar se një projekt i tillë mund të behët, ka pasur shumë sfida dhe ky është momenti që të falënderojmë të gjitha palët”, tha Held.

Held, tha që ky është një projekt mbrapa të cilit qëndron teknologjia gjermane.

“Parapa këtij projekti është teknologjia gjermane, është një punë shumë e madhe, dua të përmend edhe përfshirjen e In-light nga Izraeli, pra kjo ka treguar se bashkëpunimi të shpie në rezultate, të cilat janë për shkak të punës së vazhdueshme për 1 vit e gjysmë”, tha Held.

Më 5 shkurt të vitit 2018 qeveria miratoi dhënien e statusit të investitorit strategjik për kompaninë kosovaro-gjermane SOWI Kosova, e cila planifikon të investojë rreth 170 milionë euro në ndërtimin e një parku eolik me kapacitet prej 105 megavatesh gjatë pesë viteve të ardhshme në Bajgorë, pranë qytetit verior të Mitrovicës në Kosovë.

Kosova e varur nga qymyri, ëndërron energjinë e gjelbër

.