Ndihma e Gjermanisë në projektet e trajtimit të ujërave të zeza

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për grantin “Mënjanimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore – FAZA V”.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe nga udhëheqësi i zyrës së KfW René Eschemann në emër të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, si dhe nga Kryeshefat e Kompanive Regjionale të Ujësjellësve të Prizrenit, Pejës dhe Gjakovës.

Pjesëmarrës në ceremoni do të jetë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt.