Foto: Kallxo.com

Ndërmarrja Publike Banesore rifunksionalizon pas 30 viteve Departamentin e Urgjencës

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka rifunksionalizuar Departamentin e  Urgjencës.

Sipas njoftimit të NPB, ky departament do të ofroj shërbime të shpejta me cilësi të lartë për komunitetin si: sanim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës rrugore, mirëmbajtje të rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, riparim dhe mirëmbajtje të hapësirave publike si dhe shërbime të tjera për nevojat publike dhe private në çdo kohë (24/7) në turne të ndryshme.

Në komunikatë NPB ka shkruar për rifunksionalizimin e këtij departamenti janë konsultuar përvojat më të mira të qyteteve në Bashkimin e Evropian si dhe të kryeqyteteve të rajonit si Tirana dhe Zagrebi.

“Sipas praktikës së kryeqyteteve në fjalë kemi vërejtur se intervenimet urgjente ekzekutohen përmes kompanive publike. Arsyeja kryesore e kësaj praktike del të jetë shpejtësia në intervenime. Adresimi i shpejt i problemeve dhe zgjidhja e tyre në afat të shkurtër ka dëshmuar të jetë shumë e rëndësishme për mbarëvajtjen normale të punëve në një qytet”, thuhet aty.