Ilustrim: Unsplash.com/Taylor Flowe

Ndani eksperiencën tuaj: Dhuna në shkolla në Kosovë

Sipas UNESCO-s, dhuna në shkolla është një problem madhor. Raporti, Behind the numbers: ending school violence and bullying (Pas numrave: t’i japim fund dhunës në shkolla dhe bullizimit), i publikuar në 2019, tregon që më shumë se një në tre studentë (36%) është përfshirë në përleshje fizike me një student tjetër, dhe pothuajse një në tre (32.4%) është sulmuar fizikisht të paktën një herë në 2018.

Katër vite më vonë nga ndikimi domethënës i karantinës së pandemisë COVID-19, kur fëmijët qëndruan në shtëpi, dhuna dhe bullizimi ndërmjet të miturve eshtë shumëzuar në mënyrë alarmante brenda dhe jashtë shkollave në të gjithë rajonin.

Për shkak të rritjes të incidenteve në Europën Juglindore, BIRN ka vendosur të fillojë një hulumtim, të parin në rajon, për ta adresuar çështjen dhe të rrisë vetëdijësimin.

Gjërat kryesore që duam të dimë:

A kanë përdorur/pësuar dhunë fëmijët/nxënësit tuaj dhe në çfarë mënyre?

A u njoh si duhet dhuna që përdorën/pësuan?

Si e trajtoi shkolla/ si e trajtuat ju incidentin e dhunshëm?

A ka procedura në shkollën tuaj për të raportuar incidentet e dhunës?

A është dhuna në shkolla një problem i rëndë në vendin tuaj?

Cilat janë llojet e dhunës për të cilat jemi të interesuar të dëgjojmë?

– Fizike

– Psikologjike

– Seksuale

– Verbale

– Bullizim

– Ngacmimi/bullizimi online (cyberbullying)

– Lëndim i vetes (Self-harm)

 

Gjërat që duhet të keni parasysh:

Ne nuk do të publikojmë asnjë dokument apo emër pa lejen paraprake dhe nuk planifikojmë që të përdorim shembuj të veçantë por të tregojmë probleme të përgjithshme dhe sistematike. Përgjigjet tuaja janë të sigurta dhe të enkriptuara.

Historitë tuaja do të përdoren për të na ndihmuar në një hulumtim të vazhdueshëm.

Si të merrni pjesë?

Për të paraqitur përvojën tuaj, e gjitha që duhet të bëni është të plotësoni këtë pyetësor që është në dispozicion në anglisht, por gjithashtu në shqip, në gjuhët boshnjake/kroate/malazeze/serbe, turke, greqisht dhe maqedonisht.

Mund të na kontaktoni edhe nëpërmjet adresës së email: [email protected]

Ose nëpërmjet rrjeteve sociale:

FB: @balkaninsight

TW: @balkaninsight