A është rritur numri i rasteve të ngacmimeve seksuale në shkolla?

Vehbi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë ka folur rreth parandalimit të dhunës në shkolla.

Në emisionin “Kallxo Përnime” ai ka treguar për dy raste të ngacmimeve seksuale në shkolla.

“Kur ministrja ka qenë drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, në dy raste ka qenë prezente kur kemi punuar edhe pas orarit të punës. Profesorët kanë qenë të dyshimtë. S’kemi lënë afrim mes personelit shkollor dhe familjeve të vajzave. Me automatizëm është arrestuar, është suspenduar mësimdhënësi dhe ai më nuk punon në arsim” – ka thënë më tej Mujku.

Ndërsa për 2 muaj, janë raportuar 6 raste të ngacmimeve seksuale në shkolla.

Merita Jonuzi nga Ministria e Arsimit ka thënë se në sistemin e këtij institucioni figuron vetëm 1 rast.

“Meqë nuk po raportohen në SMIA, ne po dalim në terren për të përcjellë gjendjen nga afër” – ka thënë Jonuzi.

Ajo ka shtuar se këto raste duhet të raportohen e jo të heshten.