Ndalohet në Aeroportin 'Adem Jashari', pasi kapet me drogë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e ditës së djeshme ka ndaluar në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë një grua të dyshuar për posedim të drogës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:20, kur është ndaluar e dyshuara pasi që gjatë kontrollit të detajuar dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur sasi e drogës, e dyshuar Amfetaminë, me peshë 81 gram.

E dyshuara për këtë rast, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.