Ndalohet gjuetia në Junik

Komuna e Junikut ka njoftuar se në të gjithë territorin e saj është i ndaluar çfarëdo lloj aktiviteti i gjuetisë.

Përmes një postimi, kjo komunë ka bërë të ditur se kjo vlen deri në dhënien në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta.

“Komuna e Junikut njofton qytetarët e Junikut dhe më gjërë, që për territorin e Komunës së Junikut vlenë vendimi i Agjencionit Pyjor të Kosovës me nr. të references DQIP63 15/20 të dates 15.01.2020 për ndalimin e të gjitha aktiviteteve të gjuetisë në tërë territorin e Komunës së Junikut, deri në dhënien në menaxhim të vendgjuetive të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Tutje, është lejuar ushqimi i shtazëve të egra gjatë sezonit të dimrit pas njoftimit të autoriteteve përkatëse.

“Meqenëse Shoqata e Gjuetisë “ERENIKU” në Junik tashmë disa vite tradicionalisht me fonde vetanake kanë siguruar ushqim për shtazët e egra në sezonin e dimrit në disa lokacione, një aktivitet i tillë i lejohet prapë, mirpo gjithmonë duke njoftuar paraprakisht organet e Komunës së Junikut dhe Stacionin Policor në Junik”, vazhdon postimi.

Junik