Ndalimi i transmetimit të kanaleve të 'Digitalb', KPM-ja pranoi 340 ankesa nga qytetarët

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka shqyrtuar ankesat e qytetarëve në lidhje me largimin e kanaleve të platformës televizive nga Shqipëria ‘DigitAlb’, që transmetoheshin në Kosovë përmes operatorëve kabllorë, kishin ndaluar transmetimin.

Jeton Mehmeti, kryetar i KPM-së tha se që nga 1 janari e deri të enjten më 18 janar 2024, kanë pranuar gjithsej 340 ankesa nga qytetarët.

“Që nga 1 janar deri më dje,  kemi pranuar ankesa nga qytetarët  për ndryshime të pakove pa paralajmërim. Po flasim për një numër të madh, 340 ankesa të qytetarëve. 221 kundër Artmotion; 87 ankesa kundër Kujtesa ; 23 për Ipko dhe 9 Telkos. Natyra e ankesave është e njëjtë, për mos transmetim të kanaleve për të cilat kanë pasur kontratë dhe ka pasur reklamë”- tha Mehmeti.

Në fillim të janarit kanalet e ‘Digitalb’-it që transmetoheshin në Kosovë përmes operatorëve kabllorë, kishin ndaluar transmetimin, për shkak se siç u tha nga kompanitë, kishte përfunduar marrëveshja në mes palëve.

Qytetarët kishin raportuar se edhe pse kanë bërë abonime vjetore në disa nga operatorët e kabllorëve ku kanë qenë të përfshira edhe kanalet sportive që e transmetojnë Premier Ligën angleze, tanimë atyre u është ndalur transmetimi.

Ndalja e transmetimit të ndeshjeve të Premier Ligës nga disa kabllorë, KPM po trajton ankesat e qytetarëve