NATO i kërkon Kosovës 'shtensionim të menjëhershëm' të situatës në veri

Aleanca ushtarake e NATO-s i  ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të “shtensionojnë” menjëherë situatën në veri të vendit.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu thotë se i bëjnë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt” – ka shkruar në Twitter ajo.

 

Me tensione u përcoll të premten dita e parë e punës e tre kryetarëve të Komunës së Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit. Pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës pësuan lëndime, xhama të veturave të policisë e të një medias u thyen.

Zhvillimet në veri u komentuan edhe nga ndërkombetarët.

Por, në reagimet e tyre u shprehën të “ashpër” duke i lënë fajin autoriteteve kosovare për të tentuar për të hyrë në objektet komunale.

 

Krejt çka ndodhi dje në veri të Kosovës