Jeta në Komunë, Shtime. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Naim Ismajli përballë Jeta Xharrës- LIVE

Sonte në emisionin “Jeta në Komunë” i ftuar është kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli.

Në emisionin e sotëm, Ismajli i cili po qeveris për tre mandate radhazi, u përball me çështje të shumta të cilat u ngritën nga Xharra e asamblistët e Shtimes.

Një varg premtimesh të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale, ato të vitit 2017, u paraqitën gjatë debatit të sotëm ndërsa u tregua edhe se sa prej tyre Ismajli ka arritur t’i realizojë e sa të tjera kanë mbetur në gjysmë apo nuk janë realizuar fare.

Kryetari Ismajli flet për kompaninë që i fitoi 54 tenderë nga Komuna e Shtimes.

Naim Ismajli komenton edhe gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm.

Pse Shtimja nga premtimet për një qytet urban ende ka probleme me deponitë e mëdha të mbeturinave të cilat kundërmojnë dhe bëhen problem për banorët?

Sa është i politizuar arsimi në Komunën e Shtimes? A duhet patjetër drejtorët e shkollave në Shtime të tregojnë se janë simpatizantë të një partie politike?

Këto dhe shumë çështje të tjera do të diskutohen në debatin e sotëm “Jeta në Komunë” me kryetarin Naim Ismajli dhe asamblistët: Ruzhdi Jashari nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Seferi nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbresha Syla nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Resul Gashi nga Iniciativa për të Rinjtë në Shtime.