Arkiv - Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - Foto: Denis Sllovinja

Myslimanët sot festojnë Kurban Bajramin

Myslimanët në Kosovë, si tërë botën, sot festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha të kalendarit islamik që përkon me ritet e fundit të pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ku edhe në ora 05:34 është falur Namazi i Kurban Bajrami.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët.

“Kurban Bajrami është një rast tjetër i mirë për të iu afruar edhe më shumë zotit me vepra të mira, për ta falënderuar atë për bekimet e tij. Këtë e arrijmë duke kryer haxhin e duke therur kurbanin, duke zgjatur dorën për të varfërit” – ka thënë Tërnava.

“Lusim zotin edhe në këtë ditë që të rikthej paqen në Palestinë dhe në Ukrainë” – tha ai në fjalën e tij në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.