Xhamia e Madhe në Prishtinë.

Myftiu Naim Tërnava uron qytetarët për Muajin e Ramazanit

Sot pas mesnate nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit për besimtarët e fesë islame.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kosovë, myftiu Naim Tërnava uroi lehtësi në këtë muaj.

“Ky muaj është muaj i veçantë për besimtarët kudo që gjenden.Ramazani është muaji që përveç tjerave dallohet edhe me ibadetin e agjërimit që kryhet vetëm për hir të krijuesit të gjithësisë Allahut”, tha Tërnava në konferencë për media.

Tërnava renditi vlerat e argjërimit gjatë këtij muaji.

“Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë vetëm nga ngrënia e pirj, nukë shtë vetëm uria. Por qëllimi i argjërimit është individi, familja e shoqëria. Njohja e mësimeve e udhëzimeve hyjnore, bërja e njeriut më të drejtë në këtë botë e një shoqrie me të mirë”, tha ai.

Ai luti të gjithë besimtarët të respektojnë udhëzimet anticovid gjatë kësaj kohe.

Ky vit është viti i dytë që Ramazani fillon nën masat për parandalimin e pandemisë. Ky muaj mbaron me 12 maj me Festën e Bajramit të Madh.

Agjërimi është njëra nga pesë shtyllat e fesë islame. Ky muaj është muaji i fillimit të zbritjes së librit të shenjtë Kuranit.