Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara Foto: KALLXO.com/ 21.06.2024

‘Mund të hyj në bibliotekë’

Në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, për herë të parë është përuruar projekti për qasje infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuar.

Përurimi i ndryshimeve u bë të premten më 21.06.2024.

Eldin Gashi, si përfaqësuesi i fëmijëve më aftësi të kufizuar dhe mbikëqyrës i projektit nga sot  do të jetë shumë më e lehtë qasja në Bibliotekën Kombëtare dhe si student i ri do ta vizitojë më shpesh bibliotekën për lexim.

“Nga ky vit jam student edhe ndoshta ka me më ra shumë më shpesh më vizitu Bibliotekën Kombëtare edhe në të njëjtën kohë ka me e pas shumë më lehtë me u qas në objekt edhe pse nuk jam përdorues i karrocës por eci pak me vështirësi, por në të njëjtën kohë pjerrinat dhe lifti e bëjnë qasjen më të lehtë për sa i përket hulumtimeve, leximit dhe shumë gjera tjera”- thotë Eldin Gashi

Drejtori i Shoqatës së paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës – Handikos, Afrim Maliqi tha se me përurimin e këtij projekti do të ketë qasje edhe për studentët më aftësi të kufizuara.

“Një ndër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen personat më aftësi të kufizuar është qasja. Në këtë rast kemi zgjedh që Biblioteka Kombëtarë të krijojë kushte dhe ambient të përshtatshëm për të gjithë që nënkupton edhe për studentë më aftësi të kufizuara”- thotë Maliqi.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara Foto: KALLXO.com/ 21.06.2024

Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa projekti është realizuar nga organizata “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Alban Morina tregoi për pjesët në të cilën është ofruar qasja në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare dhe se tani është e mundshme që edhe personat më aftësi të kufizuar të punësohen në bibliotekë pasi qe kanë mundësi qasje nëpër zyra dhe hapësira tjera të bibliotekës.

“Biblioteka Kombëtare tani më është e qasshme edhe për pjesën e hapësirave administrative, pra kemi planifikuar në qoftë se një person më aftësi të kufizuar punësohet në Bibliotekën Kombëtare më pas qasje nëpër zyre. Tani ka qasje për personat me aftësi të kufizuar në pjesën e ekspozitës, në amfiteatrin kryesor dhe në dy sallat e leximit”- shprehet Morina.

Krijimi i kushteve për qasje të barabartë me realizimin e këtij projekti është dëshmuar se ka mundësi për ndërhyrje edhe në objekte te vjetra dhe munden të përshtaten, sipas drejtorit Maliqi.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara Foto: KALLXO.com/ 21.06.2024

“Edhe pse është objekt i vjetër, që sa dekada, ka mund të rregullohet dhe ka mund  të përshtatet nevojave apo personave më kufizime, çfarëdo kufizimi qe kanë ata, do të kenë hyrje të qasshme dhe ambient të përshtatshëm sikur për gjithë të tjerët. E them kështu sepse çdo herë kur bisedojmë më institucione arsyetohen se është objekti i vjetër nuk ka mundësi , jo buxhet kërkohet shumë, prandaj ky është një shembull se mund të rregullohet edhe në objekte të vjetra”- deklaroi Maliqi

Në këtë përurimi gjithashtu u publikua edhe një doracak për “Qasje të Personave më Aftësi të Kufizuar në Lokalitete të Trashëgimisë Kulturore”, i cili është një përmbledhje e gjitha problematikave me qasje që e preokupojnë këtë kategori.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron qasje për personat me aftësi të kufizuara Foto: KALLXO.com/ 21.06.2024