MSh: Vaksina anti-COVID ka parandaluar 469 mijë vdekje të moshës mbi 60 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se të paktën 469 mijë qytetarë të moshës mbi 60 vjeç kanë shpëtuar falë vaksinës kundër COVID-19 në Evropë.

Këto statistika u nxorën ditë më parë pas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Eurosurveillance” të bëra në 33 vende të Evropës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

“Studiuesit, duke përdorur numrat javor të vdekjeve të raportuara në grup-moshë llogaritën se sa njerëz do të kishin vdekur pa vaksina dhe më pas i krahasuan këto parashikime me humbjet e jetëve në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021”, thuhet në njoftimin e ministrisë, duke shtuar se pa vaksina ky numër do të dyfishohej.

MSh kërkon nga qytetarët që të marrin të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinave.

Në Kosovë deri më tani janë vaksinuar 777 mijë e 730 qytetarë me dy doza të vaksinave përderisa janë administruar mbi 1,6 milion doza të vaksinave në nivel vendi.

Në anën tjetër, më 9 dhjetor të këtij viti në Kosovë ka filluar dhënia e dozës së tretë kundër COVID-19.

Infeksioni COVID-19 në nivel vendi ka prekur mbi 161 mijë qytetarë, prej tyre mbi 2 mijë kanë vdekur.

Në nivel global, nga vitin 2019, kur u shfaqën rastet e para me COVID-19 e deri më tani janë infektuar mbi 227 milionË njerëz përderisa kanë vdekur mbi 5 milionë.