Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

MSh-ja i ndanë një autoambulancë Spitalit të Pejës

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, drejtori i Institit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Koosvës, Naser Ramadani dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Koosvës, Basri Sejdiu do të vizitojnë sot Pejën.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë vizitë Spitalit të Përgjithshëm të Pejës  do t’i ndajnë një autoambulancë nga pjesa e asistencës së BE-së për përgjigje ndaj pandemisë COVID-19.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare në Kosovë janë konfirmuar 3,178 persona të infektuar me coronavirus, janë shëruar 1,824 dhe kanë vdekur 58 pacientë.