Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

MPJD: Jemi në pritje të largimit edhe të dy kosovarëve nga Afganistani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se përpos që janë evakuuar dy shtetas të Kosovës në Afganistan, janë në kontakt edhe me dy kosovarë të tjerë me qëllim të largimit sa më të shpejtë nga atje.

“MPJD-ja vazhdon t’u bëj thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdoj angazhimin deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”, thuhet në njoftim.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka deklaruar se dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani në një vend të sigurt dhe shpejtë do kthehen në vendin e tyre.

Talibanët kanë deklaruar se Afganistani është në kontrollin e plotë të tyre, pasi ata morën pallatin presidencial më 15 gusht, vetëm pak orë pasi presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi.

Militantët islamikë nuk hasën në rezistencë derisa rimorën kontrollin, dy dekada pasi u rrëzuan nga forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja.

Në aeroportin e Kabulit të hënën kanë shpërthyer skena kaotike, pasi qindra njerëz përpiqeshin të iknin nga vendi.