Foto nga media serbe Kurir.rs

MPJ: Tre policët në Serbi janë të privuar nga ushqim dhe uji, njëri ka nevojë për kujdes mjekësor

Shefi i kabinetit të ministres Donika Gërvalla, Sharr Jakupi, ka thënë se tre policët e kidnapuar nga forcat serbe, e që janë lënë në paraburgim në Serbi, janë të privuar nga uji dhe ushqimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Jakupi ka thënë se njëri nga policët në nevojë për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, pasi që sipas tij, iu është dhënë vetëm një injeksion të pashpjegueshëm që nga ndalimi i tij.

“Të privuar nga ushqimi dhe uji, oficerët i janë nënshtruar një trajtimi krejtësisht ç’njerëzor. Duke shtuar fyerjen ndaj lëndimit, një oficer, në nevojë të dëshpëruar për kujdes mjekësor, është lënë pas dore, duke iu dhënë vetëm një injeksion të pashpjegueshëm që nga ndalimi i tij” – ka shkruar Jakupi.

Ai ka thënë se Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, ka paralajmëruar autoritetet serbe dhe komunitetin diplomatik për nevojën e trajtimi mjekësor, por që sipas tij është injoruar nga autoritetet serbe.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë me zë të lartë këto mizori dhe t’i bëjë presion Serbisë që të lirojë menjëherë oficerët tanë. Heshtja dhe mosveprimi i barabartë bashkëfajësi” – ka shkruar Jakupi.

Tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit, për 30 ditë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti në jug të Serbisë.

REL: Paraburgim për tre policët e arrestuar