Moti sot, temperatura deri në 15 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende vende do të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Do të fryje erë nga verilindja e lehtë deri mesatare./21Media