Arkiv

Moti sot në Kosovë, rritje e lehtë e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet.

Sipas njoftimit, në orët e para të ditës në shum zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.

“Temperaturat minimale do tëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius”- thuhet në njoftim.