
Moti sot dhe gjatë javës së ardhshme (FOTO)
09.2.2020 - 08:01
Sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit.
Java e ardhshme do të jetë e ndryshueshme dhe me periudha me reshje, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media