Moti, Foto: KALLXO.com

Moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe temperatura deri në 30 gradë celsius gjatë ditës së sotme, 16.06.2024.

“Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare” – thuhet në njoftim.

IHK ka parashikuar gjithashtu rritje të temperaturave gjatë javës së ardhshme.

Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira .Indeksi UV mbetet i lartë dhe mundësisht duhet respektuar këshillat e IKSHP.