Moti për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot dhe nesër do të ketë rritje të lehtë të temperaturave.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj  të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.