
Bora në kryeqytet - 05.04.2023 - FOTO: Naim Krasniqi
Moti për sot
06.4.2023 - 07:29
Mbi vendin ton sot parashihet të mbajë mot stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të ketë erëra mesatare deri të forta, ndërsa drejtimi do të jetë nga verilindja dhe juglindja, njofton IHMK.