Moti për pesë ditë, temperaturat deri në 26 gradë

Insituti Hidrometorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit që pritet të jetë gjatë pesë ditëve të ardhshme, 24 deri më 28 tetor 2022.

Sipas IHMK-së, gjatë këtyre ditëve pritet që temperatuarat të ulën deri në 1 gradë Celcius.

Të hënën, nga Insitutit është njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Tutje, IHMK ka thënë se mot i ngjashëm pritet të mbizotrojë edhe të marten, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri në mesatare.

IHMK ka thënë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 24 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet 5 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius.

Të enjten IHMK tha se do të ketë prapë mot kryesisht të ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Minimalet u tha se do të jenë ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 deri në 22 gradë Celsius.

Edhe ditën e premten parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri në mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara.

IHMK thekson se temperaturat e të premtës parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.

Sa i përket parametrit të erës, Insitutitu tha se do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.