Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për nesër

Nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Instituti Hidrometorologjik ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikuar pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.