Moti nesër me temperatura verore

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në Raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./21Media