Moti nesër dhe pasnesër
21.11.2019 - 21:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kjo si pasojë e inversionit dhe proceseve fizike në fushat termike.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes./21Media