Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Mot relativisht i qëndrueshëm dhe me temperatura dy shifrore në të dy vlerat ekstreme do të mbajë në Kosovë në pesë ditët e ardhshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHMK thekson se temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, të premten (07.06.2024).

Sipas Institutit, riga shiu parashihen në sasi të ulëta.

Të hënën parashihet të ketë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.

“Vranësirat gjatë ditës në disa zona parashihen të dendësohen dhe të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh.”

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Të martën parashikohet mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.”

Ndërkaq të  mërkurën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-3m/s.”

 

Të enjten ndërkaq parashihet mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, thekson IHMK-ja.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.”

Kurse të premten, pritet të ketë mot  me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

“Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.”

Instituti thekson se kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë  të jen relativisht të mira dhe stabile.