Prishitna, Foto: KALLXO.com
Moti në Kosovë këtë fundjavë
11.11.2022 - 21:27
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do mbajë mot kryesisht i vranët dhe në disa vende me riga të dobëta shiu.
Sipas IHMK-së, tmperaturat minimale do të lëvizin mes 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 10-13 gradë Celsius.
“Do mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”- thuhet në njoftim.