Prishitna, Foto: KALLXO.com

Mot i qëndrueshëm javën e ardhshme në Kosovë, këto do të jenë temperaturat

Institutit Hidrometeorolojik të Kosovës ka njoftuar se në javën e ardhshme pritet të ketë mot të qëndrueshëm dhe me temperatura më të larta krahasuar me ditët e fundit.

Sipas IHMK-së situata do të jetë e qëndrueshme si rezultat i masave anticiklonike  të Azoreve që në këtë periudhë kohore këto masa depërtojnë rrallë herë.

Të hënën do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara ndërsa të martën temperaturat do të jenë më të ulëta për 1-2 gradë.

Të mërkurën dhe të enjten mëngjesi do të jetë me ngrica të dobëta ndërsa ditën moti do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Java do të përmbyllet me mot relativisht të ngrohtë por gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton IHMK-ja.