Foto: Ilustrim

Mitrovicë, një person hedh granatën në rrugë

Policia e Kosovës njofton se në Mitrovicë një person ka hedhur një mjet shpërthyes – granatë dore në rrugë. Por e njëjta raportohet se nuk ka shpërthyer.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:54.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë dhe nga njësiti përkatës është larguar mjeti shpërthyes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti po vazhdon të hetohet.