Mitrovicë, grabitje me armë lodër

Një grabitje nën kërcënimin me armë lodër, ka ndodhur në orët e pasdites të së premtes, në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar Fixhrije Pllana nga Policia në Mitrovicë, pa dhënë detaje se ku ka ndodhur grabitja.

Sipas Pllanës, i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Në rrugën “Shemsi Ahmeti” është raportuar për një rast grabitje, policia ka arritur ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar, tek i cili është gjetur një shumë e të hollave dhe një armë lodër”, ka thënë Pllana.