Foto: Ministria e Infrastrukturës

MIT: Punimet në rrugën Gërlicë e Epërme - Shtërpcë përfundojnë të enjten

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka bërë të ditur se është duke u punuar në asfaltimin e rrugës Ferizaj – Shtërpcë, përkatësisht segmentin e kësaj rruge Gërlicë e Epërme-Shtërpcë.

Kjo ministri paralajmëron se punimet në fjalë do të përfundojnë gjatë ditës së enjte nëse nuk do të ketë reshje të shiut.

“Gjatë ditës së sotme është duke vazhduar asfaltimi, ndërsa për qytetarët që do të kalojnë kësaj rruge ka rrugë alternative, ndërkaq komunikacionin po e drejton njësia e trafikut të policisë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, gjatë ditës së nesërme, pritet që të asfaltohen të dy shiritat, dhe për mjetet e rënda transportuese qarkullimi do të jetë i ndaluar ndërsa për vetura qarkullimi do të mundësohet çdo dy orë.

Sipas një komunikate, asfaltimi i kësaj pjese të kësaj rruge ka një gjatësi prej 5 kilometrave.