Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për 1,116 pozita

Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19.

Thirrja është e hapur për 1 mijë e 116 pozita në kuadër të ShSKUK-së.

Vendet që kërkohen janë Infermierë, Ndihmës infermier, Inspektor sanitar, Laborant, Teknik i Rëntgenit, Staf teknik dhe mbështetës.

Data e hapjes dhe mbylljes së konkursit: 20.08.2021 deri 24.08.2021

Afati i kontratës është 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj.

Konkursi është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

Në këtë LINK mund të klikoni për të parë konkursin e plotë.