Armend Mehaj dhe Bernd Schütt. Foto: Armend Mehaj/Facebook

Ministri Mehaj takohet me gjeneralin gjerman, flasin për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, është takuar me komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehrit, gjenerallejtënant Bernd Schütt.

Mehaj ka njoftuar se në këtë takim biseduan për bashkëpunimin e deritashëm mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për planet e projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

“Mbështetja e Republikës së Gjermanisë dhe forcave të saj të armatosura është shumë e rëndësishme në proceset zhvillimore të Forcat e Sigurisë së Kosovës”, është shprehur Mehaj.

Ministri gjithashtu i ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e lartë komandantit Schütt për përkrahjen nga shteti mik – Gjermania.