Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj takohet me ambasadorën e Holandës, Gerrie Willems

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka pritur për takim ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems.

Zemaj ka njoftuar se në këtë takim kanë biseduar rreth gjendjes aktuale të shkaktuar me COVID-19 në Kosovë.

Ai tutje ka theksuar se e ka njoftuar ambasadoren për vendimet e fundit të Qeverisë.

“E informova Ambasadoren Willems për vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, përfshirë licencimin e laboratorëve privatë, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën e kujdesit shëndetësor, si dhe përmirësimin e koordinimit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Ambasadorja ka kërkuar që të respektohen masat ndaj luftës me pandeminë e coronavirusit.

Postimi i plotë i Ministrit:

Me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Gerrie Willems diskutuam rreth gjendjes aktuale të shkaktuar nga covid-19 në Kosovë, dhe përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të menaxhuar krizën.

E informova Ambasadoren Willems për vendimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, përfshirë licencimin e laboratorëve privatë, rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturën e kujdesit shëndetësor, si dhe përmirësimin e koordinimit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare.

U dakorduam se duhet ende shumë për të bërë për të luftuar pandeminë. Kjo gjithashtu do të kërkojë zbatimin e masave të marra, duke përfshirë zbatimin e rregullave themelore: mbajtjen e maskës, mbajtjen e distancës prej 2 metrash, larjen rregullisht të duarve dhe shmangien e turmave.

E falënderova Holandën si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po ofron mbështetjen shumë të nevojshme.