Ministri i Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani e ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave.

Osmani shprehet se liberalizimi i vizave është një moment historik për Kosovën dhe popullin e saj drejt zhvillimit në BE.

‘’Urime Kosovës për liberalizimin e vizave me hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim dhe udhëtim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të madhe. Një moment historik i rëndësishëm për zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës, popullit të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor’’ – ka shkruar ministri Osmani, në platformën X.

Përveç Osmanit, Kosovën e kanë uruar për liberalizimin e vizave edhe figura të tjera politike në Ballkan e Evropë.

Ndërkaq, qytetarët kosovarë nga data 1 janar kanë filluar të udhëtojnë në zonën Schengen pa viza.

Vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar më 19 prill të vitit 2023, nga përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe ata të Këshillit të BE-së.