Foto: EPA

Ministrat e BE-së diskutojnë mbi kontaktet e COVID-19 përmes aplikacioneve për gjurmim

Ministrat e Bashkimit Europian, përgjegjës për punët e brendshme, mbajtën të martën një video-konferencë për të diskutuar përgjigjen ndaj COVID-19.

Një nga temat në tryezë ishte parandalimi i përhapjes së mëtejshme të coronavirusit, veçanërisht, përmes përdorimit të mundshëm të aplikacioneve për gjurmim, raporton Balkan Insight.

Ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç, i cili mori pjesë në takim, tha për mediat lokale se “monitorimi i kontakteve të [personave të infektuar [COVID-19] me anë të celularit është një masë epidemiologjike mbi baza vullnetare, me respekt të rreptë për privatësinë.”

“Shtatë ose tetë ahtete anëtare të BE-së kanë një zgjidhje të tillë, ndërsa 12 kanë njoftuar fillimin përgatitor të një aplikacioni që të gjithë e shohin si një mundësi për të parandaluar ose ulur shkallën e përhapjes në infeksione të valës së dytë që mund të vijnë në vjeshtë,” shpjegoi ai , duke shtuar se Gjermania do të niste një aplikim të tillë në maj.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu