Milazim Krasniqi paraqet padinë për shpifje ndaj Xhelal Sveçlës

Publicisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se sot ka paraqitur në Gjykatë padi për shpifje ndaj zëvendësministrit të Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçlës.

“Sot paraqita padinë për shpifje ndaj zëvendësministrit të punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçles. Shteti ligjor dhe drejtësia duhet të vlejnë për të gjithë”, ka shkruar Krasniqi.

Një grup qytetarësh me 19 maj kishin organizuar faljen e namazit në sheshin e Prishtinës, ndërsa zëvendësministri Sveçla kishte thënë se ka informacione që këtë e ka organizuar Milazim Krasniqi.

“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonim” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi”, kishte shkruar Sveçla.

Sveçla pretendon se pas protestës për hapjen e xhamive qëndron Milazim Krasniqi