Dëmtimi i klasave nga shiu në FSHMN

(FOTO) Dëme të mëdha nga shiu në Fakultetin e Shkencave dhe të Filologjisë

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë dje tërë ditën dhe ditën e sotme, e ka dëmtuar një pjesë të Fakultetit të Filologjisë dhe FShMN-së

KALLXO.com ka siguruar fotografi ku shihet se koridoret janë mbushur me ujë dhe ka dëme në inventarin e fakulteteve.

Milazim Krasniqi, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin Filologjik po ashtu ka publikuar fotografi nga dëmet.

Dëmeve sipas profesorit i ka kontribuar fakti se objekti është në renovim dhe kulmi ka mbetur i hapur.

Ai thotë se as kompania  që po merret me rinovimin nuk ka reaguar për këtë problem. Reagim nuk ka pasur as nga organet udhëheqëse të universitetit.

“Pamje të trishtueshme në Fakultetin e Filologjisë dhe FShMN: shiu po shkatërron sallat, zyrat, pajisjet. Tërë ditën asnjë reagim nga firma që e ka hequr kulmin dhe e ka lënë objektin zbuluar. Asnjë reagim as nga rektorati(zyra që shihet është e njërit nga prorektorët!) Asnjë reagim nga MASHT. Çka do të thotë krejt kjo heshtje? Ne sot patëm gëzimin e diplomimit të studentëve, të cilin na e lëndon kjo gjendje e trishtueshme e fakultetit dhe kjo indiferencë e institucioneve. Thjeshtë e sheh njeriu me sy mjerimin dhe nuk arrin ta besojë deri ku ka shkuar degradimi në këtë vend”, ka shkruar Milazim Krasniqi, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.