Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Mergim Prishtina: Rreth 200 mijë euro kam investuar për energji elektrike në biznesin tim

Mergim Prishtina nga kompania farmaceutike “TreFarm” në emisionin “Kallxo Përnime” ka treguar për investimet dhe problemet me energji me të cilat është përballuar biznesi të cilin e menaxhon ai.

“Në rastin tonë ne kemi investu 200 mijë euro për me e lëshu fabrikën në punë. Unë e pashë një statistikë e cila thotë që brenda vitit 2021 rryma është ndalë 63 herë dhe kemi shpenzu diku 12 mijë euro naftë”, ka thënë Prishtina.

Në anën tjetër, Viktor Buzhala nga KEDS-i ka thënë se bizneset investojnë në energji ndërsa KEDS-i bën mirëmbajtjen e atyre trafove.

“Nëse investimi është bërë në pronë të kompanisë në fjalë, vazhdon me kanë në pronësi të kompanisë në fjalë, KEDS nuk e ka transferu në pronësi të vet asnjë trafo deri sot”, ka thënë  Buzhala.

Menaxhuesi i “TreFarm” ka theksuar që ka përmirësime në furnizimin me energji por problemet janë të dukshme.

“Shpesh fajësohemi nga qytetarët pse produkti vendor është më i shtrenjtë, është sepse biznesi është me një çmim, sepse sikur ai në zyrë sikur ne e kemi në fabrikë e kemi një çmim”, ka shtuar ai.