Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Merdarë, pritje deri në tri orë për të dalë nga Kosova

Deri në tri orë po presin qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët në pikën kufitare në Merdarë për të dalë nga vendi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë dy orë.

Derisa në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurta. Në Mutivodë pritjet në dalje janë 40 deri në 50 minuta, në Jarinjë janë 30 deri në 35 minuta dhe në Muçibabë pritjet janë 20 deri në 25 minuta.

Kurse në pikat tjera kufitare pritjet sillen nga 3 deri në 5 minuta.

Pritjet në të gjitha pikat kufitare, si në hyrje edhe në dalje mund t’i gjeni KËTU.