Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Meraku i Hykmete Bajramit: Po më mungojnë ministrat e financave në debat

Kandidatja për deputete, Hykmete Bajrami, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se po i mungojnë në debat ministrat që kanë drejtuar Ministrinë e Financave ndër vite.

Bajrami ka thënë se gjërat duhet të thuhen në sy dhe jo kur personat nuk janë prezent.

“Qytetarët duhet të dinë ka vijnë miliardat e milionat të cilat pas datës 15 shkurt paskan me u shpërnda thuajse ne jemi një makinë që prejmë pare. Qytetarët u duhet me u thanë e vërteta, u duhet me u thanë ku jemi, më mungojnë shumë sot ministrat e financave. Edhe zoti Hamza edhe zoti Bislimi që me u përballë dhe me i thanë të gjitha. Është mirë që gjanat njëri- tjetrit me ia thanë në studio televizive kur jemi prezent, e jo me u thanë gjana të pavërteta në mos prezencën tonë”, ka deklaruar Bajrami.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Fatmir Gashi nga AAK, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Elbert Krasniqi nga IRDK, të cilët do të flasin për ‘Zhvillim Ekonomik.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.