Memli Krasniqi - PDK

Memli Krasniqi për koalicionin LVV-LDK: Jeni besë-premë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi i ka quajtur deputetët e koalicionit LVV-LDK si njerëz të pabesë.

Ai këto e tha pas diskutimeve që patën pas kohës së pauzës për të diskutuar në zyrën e kryetares së Kuvendit në lidhje me procedurën e votimit të buxhetit.

Partitë opozitare thonë se vazhdimi i seancës ka filluar pa i lajmëruar deputetët e opozitës.

“Nëse ka diçka që populli shqiptar e konsideron vlerë të përjetshme, është besa, është fjala e mbajtur. E ju si koalicion, sot na prejtën në besë. Ju sot e konfirmuar që jeni besë-premë. Bile na kanë pa krejt live, që ju jeni besë-premë”, tha në seancë deputeti Memli Krasniqi.

Kuvendi i Kosovës është mbledhur për të shqyrtuar buxhetin e vitit 2020.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020

.