Gjilani kalon në epërsi ndaj Besës

Gjilani ka kaluar në epërsi në minutën e 24’ me sulmuesin Keita Alassane Razak.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Besës po luhet në kuadër të barazhit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi i cili e fiton këtë ndeshje në sezonin e ardhshëm do të bëjë gara në Superligën e Kosovës, ndërsa humbësi do të garojë në Ligën e Parë.

Përkujtojmë që Besa vjen nga vendi i tretë në Ligën e Parë.

Ndërsa Gjilani u pozicionua në vendin e 10-të në Superligë, vend ky që e detyroi ta luajë edhe një ndeshje në kuadër të barazhit, në mënyrë që ta kërkojë qëndrimin edhe për një vit në Superligë.

Këto janë disa fotografi nga ndeshja që po luhet në Prishtinë.