Mehaj: Me shtetin e Iowa, do thellojmë bashkëpunimin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë takuar Governatoren e Shtetit të Iowa-se, Kim Reynolds, në kuadrin e aktiviteteve që shënojnë 10 vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Ministri Mehaj gjithashtu është takuar edhe me përfaqësuesit e shtetit të Iowa-s në Senatin Amerikan, Senatoren Annette Sweeney dhe Senatorin Zach Nunn.

“Me senatorët, përveç tjerash diskutuam edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, nën shembullin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ushtarak ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkrur Mehaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.